Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
"Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit," njofton policia.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.
Bazuar në informacionet parapake i plagosuri është qëlluar 4 herë me armë zjarri. Sakaq autori, i paidentifikuar ende është larguar me biçikletë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.