
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Basilio të Romës, ku nga të shtënat me armë ka humbur jetën një policie grua.
Mediat italiane bëjnë me dije se policja është gjetur e pajetë në hyrje të ndërtesës së saj në Via Rosario Nicolo në orën 11.25 në lagjen San Basilio në Romë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në rrugë. Dëshmitarët kanë treguar se kishin parë një makinë nga ku ka dalë një person dhe ka qëlluar me tre plumba gruan police.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Sondazh
Poll