Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shtëna me armë në Peqin, ekzekutohet 35-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë në Peqin, ekzekutohet 35-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në Elbasan, Peqin.

Nga të dhënat e para mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri shtetsi Albi Bashaliu, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Pista paraprake ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës ndodhet në burg për vrasjen e një personi.

Autorët kanë qenë me makinë, kur qëlluan viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

"Më datë 27.12.2021, rreth orës  08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin,  në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve", njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese