Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë në Lushnjë, plagoset me armë zjarri 65-vjeçari jashtë banesës (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë në Lushnjë, plagoset me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ku ka mbetur i plagosur një person.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit ku i plagosur ka mbetur shtetasi Faik Veliu.

65 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

LEXO EDHE: Plagosja e 65-vjeçarit në Lushnjë, Policia arreston vëllain e tij si autor të ngjarjes (Emri)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu