Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ku ka mbetur i plagosur një person.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit ku i plagosur ka mbetur shtetasi Faik Veliu.
65 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
LEXO EDHE: Plagosja e 65-vjeçarit në Lushnjë, Policia arreston vëllain e tij si autor të ngjarjes (Emri)