Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë në Lezhë, 64-vjeçari qëllon drejt fqinjit (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë në Lezhë, 64-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lezhë, ku një person ka qëlluar në drejtim të fqinjit të tij me armë zjarri, fatmirësisht pa të lënduar.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi L. K., 64 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë gjahu në drejtim të shtetasit M. J., banues në Rrilë, pa i shkaktuar lëndime.

Gjithashtu, u procedua penalisht dhe shtetasi M. J., për veprën penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, pasi dyshohet se ka prerë pemët dekorative në pronësi të shtetasit L. K., në fshatin Rrilë, Lezhë.

Njoftimi i Plotë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Qëlloi me armë gjahu në drejtim të fqinjit, pa i shkaktuar lëndime, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 64-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut me municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Rrilë, Lezhë, 2 fqinjë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të fqinjit tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit L. K., 64 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë gjahu në drejtim të shtetasit M. J., banues në Rrilë, pa i shkaktuar lëndime.

Gjithashtu, u procedua penalisht dhe shtetasi M. J., për veprën penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, pasi dyshohet se ka prerë pemët dekorative në pronësi të shtetasit L. K., në fshatin Rrilë, Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll