Hapësire reklamuese

Rajoni

Të shtëna me armë në kufi me Kosovën, plagosen tre persona, një polic dhe dy qytetarë

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë në kufi me Kosovën, plagosen tre

Një polic dhe dy qytetarë serbë raportohet të kenë mbetur të plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve, në Novi Pazar të Serbisë afër kufirit me Kosovën.

Sipas mediave vendase mësohet se të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Mitrovicës, ndërkohë situata në veri të Kosovës vijon të përshkallëzohet.

Më herët politikani ekstremist, Vladimir Gjykanoviç, ka paralajmëruar se Serbia do të detyrohet që të përfshihet në  “denazifikimin” e Ballkanit.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi pritet të hyjë në fuqi marrëveshja e reciprocitetit për targat e makinave nga Serbia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu