Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngjarja në Kamëz, Policia: 70-vjeçari vrau një person dhe plagosi një tjetër (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja në Kamëz, Policia: 70-vjeçari vrau një person dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Laknas, në Kamëz, ku një shtetas ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatos Shupi”, ku 70-vjeçari, Maliq Marku, pas një konflikti për motive të dobëta hapi zjarr mbi dy shtetasit. Si pasojë mbeti i vdekur 55-vjeçari Shefqet Hasa, si dhe u plagos Besim Keça, rreth 50-vjeç.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed