Dy persona, një burrë dhe një grua janë vrarë sot nga të shtënat që janë regjistruar në pjesën perëndimore të Gjermanisë. Një viktimë u vra jashtë një blloku apartamentesh dhe tjetri në një rrugë aty pranë.
Mediat lokale shkruajnë se agresori është në arrati dhe rrezikon jetën e qytetarëve që mund të gjendjen pranë tij. Zyrtarët e policisë bëjnë me dije se i dyshuari po fshihet në qytetin Espelkam, aty ku jetojnë mbi 20.000 persona.
Mediat e huaja raportojnë se Policia ka nisur menjëherë hetimet, duke ushtruar kontrolle pranë vendit të ngjarjes.
Gazeta gjermane “Blid”, thotë se rasti bëhet fjalë për situatën e ashtuquajtur “Amok”, ku një person në mënyrë të pakontrolluar vret njerëz përreth vetes, dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist.