Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë në Fushë-Arrëz, përplasen 4 kushërinjtë

Shkruar nga Newsbomb

Të shtëna me armë në Fushë-Arrëz. Katër të rinj, të afërm me njëri tjetrin janë kanosur me armë për shkak të një konflikti të vjetër. Mësohet se Bledar e Bardhok Gjinaj kanë qëlluar drejt Eduar Gjinaj por fatmirëshisht nuk ka të plagosur.

Policia bën me dije se më datë 11.08.2017, rreth orës 11:15, ka marrë njoftim se në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në rrugë, ka të shtëna me armë zjarri.

Nga informacionet paraprake behet me dije se shtetasit B. Gj. dhe B. Gj.  kanë kanosur me armë zjarri (duke qëlluar në ajër), shtetasit P. Gj. dhe E. Gj. të cilët kanë qënë duke lëvizur me makinë.

Të dy palët e përfshira në konflikt janë banues në qytet Fushë Arrëz dhe në lidhje fisnore, ku mesohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta edhe me parë.

U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese