Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Të shtëna me armë brenda dhomës së hotelit në Sukth, 32 vjeçari qëllon me pistoletë një vajzë, “blindohen” rrugët për kapjen e autorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një vajzë 23 vjeçe nga Durrësi ka mbetur e plagosur mëngjesin e sotëm në një hotel në zonën e Sukthit. Autori, sipas Policisë, është një 32 vjeçar, i cili e ka qëlluar vajzën e re me pistoletë brenda në dhomën e hotelit dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krhein zonën për kapjen e shtetasit të identifikuar si Fatbardh Doda, shkruan newsbomb.al. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale. Vajza 23 vjeçe mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20,  në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç,  banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje  dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Shtetit, ndërkohë që motivi i ngjarjes është ende i paqartë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img