Hapësire reklamuese

Rajoni

Të shtëna me armë, ALARMOHET qyteti ‘i mbushur’ me shqiptarë, zbulohet pista që po heton policia

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Pak orë më parë qyteti bregdetar i Selanikut u alarmua nga disa të shtëna armësh në zonën e Ippokratio, që tronditën banorët dhe policinë.

Personat që qëlluan mbeten ende të paidentifikuar teksa autoritetet po punojnë për zbulimin dhe kapjen e tyre. Dëshmitarët okularë thanë për mediat greke se në kryqëzimin e Rrugës Karamanli dhe 28 Tetori, persona të panjohur qëlluan drejt dy personave të tjerë dhe më pas u larguan.

Nga raportimet e para bëhet me dije se ka dy të plagosur, njëri prej të cilëve plumbin e ka marrë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. I pari u largua me automjetin që kishte ardhur dhe i dyti u largua në këmbë.

Në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja. Për mrekulli, nuk pati viktima, pasi brenda dyqanit ku u qëllua në atë kohë kishte punonjës dhe klientë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan oficerët e policisë, të cilët po hetojnë ngjarjen.

Selaniku3.jpg

Selaniku2.jpg

Selaniku1-1.jpg

Selaniku6.jpg

Selaniku5.jpg

Selaniku4.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu