Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Të shpëtojmë turizmin", thirrja e Erion Braçes: Të ulet çmimi i ushqimeve të kafshëve në prodhim, duhet ndërhyrë menjëherë

Shkruar nga Newsbomb
"Të shpëtojmë turizmin", thirrja e Erion Braçes:

Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë thirrje që të ndërhyhet për uljen e çmimit të ushqimeve për kafshët në prodhim, pasi këto çmime janë rritur në mënyrë eksponenciale.

Ai thotë se duhet ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar sektorin e prodhimit dhe turizmin, pasi po rrezikohet prodhimi vendas i qumështit, kosit, gjalpit, djathit, mishit dhe vezës. Sipas tij, duhet të merret nën kontroll edhe çmimi i ushqimeve të kafshëve në prodhim.

Postimi i plotë:

DUHEN USHQYER NJEREZIT;

POR DUHEN USHQYER EDHE KAFSHET NE PRODHIM!

Cmimet e ushqimeve te lopeve, deleve, dhive per BULMET, te vicave, gicave, qingjave e kecave per MISH, te pulave per VEZE e per MISH, JANE RRITUR NE MENYRE EKSPONENCIALE!

Dy muaj e fundit i kane cuar cmimet per blegtoret ne nje maje te paarritshme!

Boll e veshtire ishte deri dy muaj me pare-posacerisht nga skema e TVSH qe goditi gjithe sektorin; por cmimet e ketyre dy muajve te ushqimeve per kafshet ne prodhim, po rrenojne sektorin;

Po rrezikojme fort prodhimin vendas te qumeshtit, kosit, gjalpit, djathit tradicional e kackavall, mishit te vicit, qingjit, kecit, gicit me te cilin identifikohemi, mishit te pules e vezes;

NA DUHEN PER TU USHQYER SOT, NE POR EDHE TURIZMI!

Ndaj duhet nderhyre tani;

DUHET MENDUAR TANI PER USHQIMIN E KAFSHEVE NE PRODHIM, QE TE SIGUROJME USHQIMIN PER NJEREZIT!

E kuptoj qe e kemi-nje pjese e jona, te veshtire!

Jemi edhe ketu shume ngushte me tregtaret e ushqimeve po aq sa me tregtaret e plehrave kimike, te cilet na diktuan, na imponuan cmimet e tyre,

ne dem te bujqve, dhe ne-nje pjese e jona, e quan sukses!!!

Te clirohemi dreqi ta haje dhe te clirojme edhe proshimin vendas nga kostot abuzive mbi blegtoret e bujqit;

DUHET BERE TANI!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu