Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe transport emigrantësh të paligjshëm, arrestohen dy persona në Durrës (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për vjedhje dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Klajdi Llozhi, 39 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe Pjerin Mhilli, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, duke transportuar në drejtim të Shkodrës, me një automjet të marrë me qira, 2 shtetas sirian, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. 

Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se shtetasi K. Ll. ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, më datë 08.11.2021, për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa shtetasi P. M. ishte i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, më datë 13.09.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” .

Njoftimi i policisë:

Të shpallur në kërkim më parë për vjedhje dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për disa vepra penale. 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kontrollin e automjeteve, me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, që trafikojnë lëndë narkotike apo transportojnë emigrantë të paligjshëm, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë kontrolleve, kanë bllokuar një automjet me të cilin 2 shtetas po transportonin 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. Ll., 39 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe P. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, duke transportuar në drejtim të Shkodrës, me një automjet të marrë me qira, 2 shtetas sirian, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. 

Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se shtetasi K. Ll. ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, më datë 08.11.2021, për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa shtetasi P. M. ishte i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, më datë 13.09.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” .

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të  mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img