Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, policia arreston 2 persona në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale,

Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se në prang aka rënë 38 vjeçari A.B, i cili është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Vlorë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu është arrestuar edhe A.G, 26 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit A. B., 38 vjeç, banues në Libofshë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar atë me 6 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu, po nga këto struktura u ndalua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, sepse gjatë kontrollit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, nuk është konstatuar në banesën e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu