Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Të shpallur në kërkim për shkatërrimin e ujësjellësit, dhunë ndaj gruas dhe aksident, arrestohen tre durrsakët

spot_img

Lajme të ngjashëm

1870135537b541a546ef8b5d12b0405a

Tre durrsakë të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e qytetit bregdetar. Ata akuzohen për dhunë në familje, shkatërrim të ujësjellësit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Sipas Policisë, janë ndaluar shtetasit e mëposhtë, të shpallur në kërkim:

-Y. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.

-Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u ndalua shtetasi:

-E. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img