Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Të shpallur në kërkim për “Grup kriminal” dhe “Dhunë në familje”, arrestohen 3 persona në Fier

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga Policia e Fierit. Ata akuzohen për “Grup kriminal”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Dhunë në familje” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  • F. F., 51 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 28.01.2021, e ka dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
  • T. Rr., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 03.03.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale, “Dhunë në familje”.
  • Xh. Xh., 30 vjeç, banues në Lushnje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 18.02.2021, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën  penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë

spot_img
spot_img