Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Të shpallur në kërkim kombëtar, arrestohen tre persona në Tiranë, njëri i ekstraduar nga Gjermania për drogë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ebabcc3173cefc229aca79c713d8eb1e

Tre persona të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga Policia e Tiranës, në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata e kryeqytetit.

“Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi për shtetasin Blerim Levonja, 34 vjeç, i ekstraduar nga Gjermania, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit për shtetasin në kërkim A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim D. K., 28 vjeç,  sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka bërë revokimin e pezullimit të dënimit, duke e dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”, njofton Policia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img