Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Të shpallur në kërkim, dhuninin familjarët dhe partneren, arrestohet 6 persona për 24 orë në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

01f0b98a8c28057bd9c24e436ceb22e3

6 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për vepra të ndryshme penale, si vjedhje, dhunë në familje apo drejtim mjeti pa patentë dhe në gjendje të dehur.

– Specialistët për Hetimin e Krimin në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kadri Kërciku”, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit E. I.

– O. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

– Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 43 vjeç, pasi në rrugën “Bardhyl”, në ambientet e brendshme të një lokali në administrim prej tij u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter dhe 1 aparat celular.

– Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. H, 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

– Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

A. H., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

A. H., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img