Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

“Të shpallet sa më parë data e zgjedhjeve vendore”, Meta i emocionuar: U çmalla me Isa Boletinin kur u futa në zyrën e Begajt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një komunikim për mediet tha se takimi me presidentin Bajram Begaj ishte pozitiv dhe se diskutuan për zgjedhjet e ardhshme vendore.

I pyetur se si u ndje kur u rikthye ne zyrën ku ka qëndruar vetë si president, Meta u shpreh se  u çmall me fotografinë e Isa Boletinit, për të cilën tha se ia kishte marrë Gramoz Ruçit në kohën kur ata bashkëpunonin.

Meta: Ishte një kënaqësi që të takohesha me presidentin e Republikës, me kërkesën e tij për të diskutuar lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore.Për zgjedhjet vendore jam i sigurtë se, qëndrimi im ka qenë i qartë sa më parë të shpallet kjo datë dhe besoj se kështu do të ndodhë. E rëndësishme është që data  të dihet sa më parë dhe KQZ të ndërmmarë të gjitha veprimet e saj për të përgatitur zgjedhjet. Për mua çdo datë është e pranueshme. E papranueshme është që prej 4 vtesh kemi një pushtet vendor ilegjitim, mjafton të shokoni teatrin etj, për mua tani të bëhen zgjedhjet.

Pyetje: Çfarë folët me Berishën?

Meta: Me Berishën kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat, kemi folur për fuqizimin e demokracisë.

Pyetje: Si u ndjetë kur u kthyet në zyrën që keni qëndruar vetë si President?

Meta: U cmalla me Isa Boletinin, ia kam marrë zotit Ruci në momentet e pakta të bashkëpunimt. Më risolli kujtime të bukura dhe më dha emocione të forta.

Më shumë




spot_img








spot_img