Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Të shkoj në tualet se më dhemb barku?”, si i iku policisë me pranga në duar i arrestuari për vrasjen e Everest Cakës në Elbasan (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
“Të shkoj në tualet se më dhemb barku?”, si i iku

Mbrëmjen e vrasjes së 41-vjeçarit Everest Caka në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan, RENEA zbarkoi atje dhe nisi shoqërimet e personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, apo që mund të kenë qenë të implikuar.

Mes të arrestuarve ishte edhe 39-vjeçarin Mirjan Dedja (Asllani), i cili rezulton me precedent penal. Pasi u mbajt më shumë se një ditë në komisariat, rreth orës 06:00 të mëngjesit të djeshëm, 37-vjeçari është arratisur nga dhomat e shoqërimit.

Ai në një moment ka kërkuar që të shoqërohej për në tualet me pretendimin se kishte dhimbje barku. Nga aty, me pranga në duar është arratisur duke shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së policit, që po komunikonte me shefin në telefon. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm (13 maj).

Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetim për 4 punonjës policie, përgjegjës për sigurinë e të shoqëruarve. Policia e ka shoqëruar Dedjan dhe ai ka shfaqur shenja të forta të nervozizmit. Policët e kanë neutralizuar dhe ndaluar në qeli. Tashmë për Dedjan do të ketë akuzë për arratisje.

Lexo edhe: Policia e arrestoi për vrasjen në Elbasan, por i iku me pranga në duar, 37-vjeçari flet duke qarë: Everestin e kisha shok, erdha nga Spanja sepse…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll