Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Mër
14 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“Të shikosh shtëpinë e tij, të vësh duart në kokë”, flasin fqinjët e çiftit të vrarë në Divjakë: Nga ekonomia nuk kanë qenë mirë, Hekurani ishte njeri i rregullt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Krimi i rëndë në familje që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Babunjë të Divjakës, ka tronditur banorët e asaj zone, të ciliët i njihnin shumë mirë Hekuran dhe Fëllënxa Rrasën.

Ata thonë se çifti nuk kishte probleme mes tyre, por dyshojne se Hekurani e vrau bashkëshorten dhe më pas veten për shkak të problemeve ekonomike, që kishte sjellë edhe një gjendje depresive te 58 vjeçari.

“E kemi njohur autorin, ka qenë shumë normal, njeri i rregullt, nuk dinim gjë për probleme mes tyre. Para një jave isha me të, folëm për punë, normal, nuk kishte shfaqur asnjë problem”, thotë njëri prej banorëve.

“Gjendje e dobët ekonomike, të vesh të shikosh shtëpinë e tij, të vësh duart në kokë”, thotë një tjetër, teksa edhe banorë të tjerë të zonës shprehen se problemet ekonomike mund të kenë çuar në ngjarjen e rëndë.

Çifti u gjet i pajetë në banesën e tyre nga djali, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img