Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Të shijshme dhe të shëndetshme! Këto janë arsyet pse duhet të hani mandarina çdo ditë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jemi në sezonin e mandarinave. Këtë frut mund ta gjeni kudo, në dyqane, markete. Ato mund të hahe pas buke, por edhe gjatë ditës, madje mund të merren lehtësisht në çantë, ose kur jemi në punë. Përveç faktit që janë shumë të shijshme, mandarinat janë edhe shumë të shëndetshme!

-Është e pasur me vitamin dhe lëndë ushqyese

Mandarinat janë një burim bazë i vitaminës C. Në fakt, 1 mandarinë mesatare na siguron 26% të sasisë së rekomanduar ditore të kësaj vitamine. Në të njëjtën kohë, ato janë një burim i rëndësishëm i vitaminave A dhe B, ndërsa përmbajnë një sasi të konsiderueshme të kaliumit, tiaminës dhe acidit folik.

-Të pasura me anti-oksidantë

Mandarinat përmbajnë një sasi të konsiderueshme flavonoidësh dhe vitaminë C, të cilat janë antioksidantë dhe mbrojnë organizmin nga inflamacionet kronike dhe për pasojë nga sëmundjet e rënda, si kanceri, duke pasur edhe veti të dobishme në funksionimin e duhur të trurit.

Mbron sistemin imunitar

Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës c këto fruta të lëngshme mbrojnë sistemin tonë imunitar dhe janë një mburojë kundër ftohjes së zakonshme, por edhe kundër infeksioneve në përgjithësi.
Në të njëjtën kohë, substancat që gjenden në lëvozhgat e mandarinës dhe mbeten në duart tona kur e pastrojmë, mbrojnë trupin kundër ashpërsisë së reaksioneve alergjike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img