Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Të rrethuar prej disa ditësh nga ukrainasit, forcat ruse tërhiqen nga qyteti i Lymanit

Shkruar nga Newsbomb
Të rrethuar prej disa ditësh nga ukrainasit, forcat ruse tërhiqen

Trupat ruse janë larguar nga qyteti i Lyman, pasi prej dityëësh janë të rrethuar nga forcat ukrainase.

Ditën e sotme ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se janë tërhequr trupat ruse nga qyteti strategjik Lyman në Ukrainën lindore.

"Për shkak të kërcënimit të rrethimit, trupat aleate janë tërhequr nga Krasnyi Lyman në pozicione më të mira," thuhet në njoftim.

Po përse është e rëndësishme Lyman

Lyman është një qytet strategjik lindor, të cilin Ukraina tani duket se e ka rimarrë. Që nga fundi i majit, trupat ruse e kanë transformuar qytetin në rajonin e Donetskut në një qendër kryesore logjistike për dislokimet e trupave dhe furnizimet me municione, shkruan BBC.

Qyteti është gjithashtu një qendër kryesore hekurudhore, që lidh rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv në lindje dhe veri-lindje të Ukrainës.

Rreth 5,000 trupa ruse janë dislokuar në Lyman, dhe rimarrja e saj nga Ukraina do të ishte një nga disfatat më të rënda ushtarake të Rusisë që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt.

Kjo do të lejojë trupat ukrainase të futen plotësisht në pjesën veriore të rajonit të Donetsk dhe të lëvizin më tej në rajonin fqinj Luhansk.

Sondazh

Poll