Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Të rinjtë shkojnë për kalçeto në Kamëz, përfundojnë duke u qëlluar me thika, 26 vjeçari dërgohet në spital

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 26 vjeçar ka mbetur i plagosur në ambientet e një kalçetoje në Kamëz, pasi kishte shkuar aty për të luajtur bashkë me shokët e tij. Nuk dihet nëse shokët janë zënë me njëri-tjetrin, apo me persona të tjerë që ndodheshin në terrenin sportiv.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit që mbulon Kamëz dhe pas identifikimit të autorit, janë vënë në ndjekje të tij. I riu është larguar nga kalçetoja pas plagosjes dhe policia i është vënë në ndjekje.

Gjatë sherrit janë përdorur dhe thikat dhe për pasojë 26 vjeçari që është plagosur, është dërguar me urgjencë në spital. Ai po merr mjekim në spitalin e Traumës dhe deri tani ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Përditësim 14.16 – Policia e Tiranës bën me dije se ka prangosur autorin, një 17 vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. C., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.  

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img