Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Të rinjtë rrihen brenda lokalit në Tropojë, kundërshtojnë me forcë dhe policët kur shkojnë t’i shoqërojnë, e pësojnë në fund (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Tropojë pasi janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e tij.

Gjithashtu, shtetasit Florjan Osmaj dhe Elison Bajramaj kanë kundërshtuar me forcë dhe punonjësit e Policisë kur kanë shkuar t’i shoqërojnë.

Sipas njoftimi,  Florjan Osmaj 24 vjeç dhe Elison Bajramaj 23 vjeç, të dy banues në Tropojë, sherrin e nisur në lokal e vijuan dhe jashtë me efektivët e policisë pasi gjatë shoqërimit nga forcat blu të rinjtë i kanë kundërshtuar efektivët dhe kanë dëmtuar automjetin e tyre.

Gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit Osmaj i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi I plotë – Tropojë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit. 

Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.    

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Shkatërrimi i pronës”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img