Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka qenë i pranishëm në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Laprakë, për të ndjekur nga afër seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut të organizuar nga një grup të rinjsh italianë, që jetojnë në Shqipëri.
Meta ka falenderuar të rinjtë për këtë akt human edhe pse jemi në një periudhë të vështirë të pandemisë.
“Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human,” shkruan Meta.
Postimi i plotë:
Mirënjohje të rejave dhe të rinjve nga Italia🇮🇹, që jetojnë në vendin tonë, për solidaritetin e shkëlqyer frymëzues që dëshmuan sot me kauzën fisnike të dhurimit të gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë shqiptarë, si shprehje nderimi dhe respekti për mikpritjen tonë tradicionale.
Shumë faleminderit për këtë akt human, në këtë periudhë të vështirë pandemie, kur duhet të bëjmë më të mirën për ta mbajtur të qëndrueshëm garantimin e gjakut për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë jetike për të.
‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human.

