Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të rinj nga Kosova dhe Durrësi zhvillojnë homazhe, lule dhe qirinj për 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019

Shkruar nga Newsbomb

Disa të rinj durrsakë dhe kosovarë zhvilluan sot pasdite homazhe në kujtim të 51 viktimave të 26 nëntorit.

Lule, flamuri kuq e zi dhe qirinj të shumtë kanë ndriçuar shkallët e Pallatit të Kulturës në qytetin bregdetar.

Screenshot_8.jpg

Screenshot_9.jpg

Tërmeti i tmerrshëm la pas mijëra të plagosur dhe qytetarë të pastrehë, dhe sot pas 1 viti vetëm një person është arrestuar.

Screenshot_10.jpg

Prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjyq 16 persona ndërsa Prokuroria e Krujës ka njoftuar se po heton dëmtimet e një shkolle, duke futur në dosje një dokumet e disa dëshmi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu