Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Të rinj me Mercedesa që nuk pyesin as për Policinë, VIDEO: Me fenelina dhe “leje speciale në xham” parakalojnë patrullën në krah të kundërt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aksidenti tragjik me 4 viktima dje në autostradën e Vlorës, ka shkaktuar një reagim të gjerë të opinionit publik, për ata të rinj që me “lekët e babit” blejnë makina të shtrenjta dhe kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, deri edhe vrasëse, shkruan newsbomb.al.

I tillë ishte dhe rasti i djeshëm. 22 vjeçari Igli Madani, djali i biznesmenit Bashkim Madani lëvizte me shpejtësi skëterrë në autostradën e Vlorës, aq sa kur humbi kontrollin e Audit A8 mori përpara një makinë ku ndodheshin 4 anëtarë të një familje, duke i lënë të 4 të vdekur.

Por, ky nuk është rasti as i parë dhe as i fundit.

Të rinj që sapo kanë mbushur moshën 18 vjeç, lëvizin rrugëve të Shqipërisë me makina të modeleve të fundit, që në shumë raste i kalojnë dhe 100.000 euro; nuk pyesin as për Polici e për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Edhe Policia vetë duket e pafuqishme përballë këtyre shoferëve që “fshihen” pas emrit të prindërve apo miqve të tyre në nivele të larta.

Mjafton të vëzhgosh për disa minuta rrjetet sociale, kryesisht Instagram dhe Tik Tok, dhe aty do të shohësh të rinj që sfidojnë vdekjen me parakalime në rrugë me dy korsi, se në autostradë po e po,, të rinj që “ia bëjnë me drita” Policisë t’iu hap rrugën sepse “e kanë me ngut”, shkruan newsbomb.al.

Të tilla janë dhe dy video që po sjellim për ju, të marra spontanisht në rrjetet sociale. Mercedesa të pajisur me fenelina policie dhe “leje të posaçme” që lëvizin vetëm në korsinë e shpejtësisë dhe terrorizojnë shoferët e tjerë me drita për t’ju hapur rrugën.


Një prej mjeteve lëviz në autostradën Tiranë-Durrës dhe me fenelinë policie boshatisë korisnë e shpejtësisë, kurse tjetri mban në xham një “Leje të Kuvendit” dhe parakalon patrullën e Policisë në krah të djathtë.

Policia shqiptare nëse do që të rrisë sigurinë rrugore, duhet të angazhojë ekipet e veta të Krimit Kibernetik apo të ndonjë Sektori që të verifikojnë dhe ndëshkojnë “çunat e babit” që s’pyesin as për shtetin.


Mjafton të ndiqet rasti i Kosovës.

Atje, qytetarët denoncojnë në rrjetet sociale, në faqe të caktuara, shkeljet e përdoruesve të rrugës. Më pas, është vetë Policia që i publikon këtë foto dhe pas verifikimeve lëshon njoftim zyrtar se i ka ndëshkuar këta shoferë.

Ja një shembull nga Policia e Kosovës

Më shumë

spot_img
spot_img