Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

“Të reagonte Tirana, s’do kishte nevojë për rrethet”, deputeti Korreshi: Protesta kishte shumë njerëz, nervi nuk është sosur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, thotë se pjesëmarrja në protestën e 7 korrikut ishte shumë e madhe, ama sipas tij, nëse do të kishte reaguar Tirana në shesh nuk do kishte vend më dhe as nevojë për rrethet.

Kishte nevojë PD por e gjithë opozita të gjente veten, ka njerëz dhe erdhën me shumicë. Pritshmëritë janë arritur, po të reagojë Tirana nuk do kishte vend në shesh e s’do kishte nevojë për rrethet por megjithatë ishte mirë”, u shpreh Korreshi.

Sipas tij, baza është lodhur nga të qenurit gjithë kohën në opozitë dhe e papërfaqësuar.

“Realisht për ne që rrimë në bazë e dimë mirë se çfarë do ajo, është e lodhur me të qenurit gjithë kohës në opozitë dhe e papërfaqësuar. Protesta kishte shumë njerëz, por për pjesët tjera pritet më shumë, të arrihet diçka përtej grumbullimit. Por ishte një hap pas një viti që nuk bëheshin protesta, kjo tregon se nervi në Shqipëri nuk është sosur.

Janë partitë politike që mbledhin më shumë njerëz, më shumë se sa shoqëritë civile që për hir të së vërtetës mendoj se kanë pasur një hile brenda, për të hequr të drejtën e opozitës të përfaqësohej, të futur nga pushteti. Pjesëmarrja ishte shumë e kënaqshme, ndërsa për strukturat nevojitet një bashkim konkret.

Unë e gjykova jo në nivelin e një politikani, u vura në rolin e të gjithë atyre që donin të merrnin pjesë në protestë. Kishte nevojë PD por e gjithë opozita të gjente veten, ka njerëz dhe erdhën me shumicë. Pritshmëritë janë arritur, po të reagojë Tirana nuk do kishte vend në shesh e s’do kishte nevojë për rrethet por megjithatë ishte mirë”, u shpreh deputeti Saimir Korreshi për “Fax Neës”

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img