Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Të qoftë dheu i lehtë”, arti në zi për humbjen e Gulielm Radojës, Petrit Malaj: Duket e pamundur kjo që ndodhi me ty, nuk do të harroj kurrë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur Gulielm Radoja shkaktoi pikëllim të madh te të gjithë. Të shumtë kanë qenë ata artisë, kolegë të aktorit të cilët në trishtim të thellë kanë shprehur ngushëllimet familjes.

Së fundmi, Petrit Malaj ka reaguar për humbjen e madhe të kolegut të tij. Për të ikja e Gulielmit duket e pamundur dhe gjithmonë do ta kujtojë me buzëqeshjen dhe humorin që aktorin e karakterizonte.

“Duket si e pamundur kjo që ndodhi me ty, i dashur Guljelm! Deri në kufijtë sa nuk e përfytyroj dot!

Familja, aktrimi dhe shkolla jonë humbën një profesionist e njëri të rrallë! I dashur Guljelm!

Ti na le dhimbje të madhe….Do kujtoj përherë buzëqeshjen tënde të mëngjesit e humorin e këndshëm sa herë takoheshim në shkollë, e nuk do harroj kurrë, biçikletën tënde…..Të qoftë dheu i lehtë, i dashur Guljelm!”, shkruan ai.

Gulielm Radoja u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”  aty ku prej dy ditësh ndodhej në intubim për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar nga Covid-19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img