Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Të qash e të qeshësh!” Rama i përgjigjet akuzave të Presidentit për projektin e Vlorës: Financimi gati, por banorët e zonës duhet të presin Ilir Metën të lexojë sqarimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e61ca1561eb0b5c69823957f858d7b29

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin e segmentit Vlorë-Orikum.

Më herët Meta me anë të këshilltarit të tij Tedi Blushi e akuzoi Ramën se ka bërë shkelje të rënda në këtë marrëveshje dhe do të përfshije edhe presidentin.

Por Rama i është përgjigjur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se financimi është gati, por banorët dhe turistët e asaj zonë do të duhet të presin Ilir Metën që të lexojë sqarimet që i janë nisur.

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti  të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!

Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët  e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën”, shkruan Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img