Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Të punojmë tokën e të mos e braktisim”, Altin Prenga merr titullin Kavalier i Urdhërit të Yllit të Italisë, djaloshi shqiptar i Mrizit përshëndet me fjalë zemre (CEREMONIA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me një dekoratë në xhep, Titulli i Nderit Kavalier i Urdhërit të Yllit të Italisë, Altin Prenga, djali kurajoz nga Fishta e Lezhës që ka hapur prej shumë vitesh “Mrizin e Zanave” në zonën ku ka lindur dhe është rritur, kaloi mes miqsh ceremoninë e zhvilluar enkas për këtë titull në Ambasadën Italiane.

“Mund të japim më të mirën tonë edhe në shtëpinë tonë” thotë Altini i ngazëlluar për medaljen e marrë.

Që në moshën 15 vjeç u transferua në Itali, dhe kur erdhi në Shqipëri ideja ishte realizimi I të parës sipërmarrje “Sloë food agroturizëm” në Shqipëri.

“Endrra ime ka qenë pikërisht kjo. Këtu ku do të thotë që të punojmë tokën tonë dhe të punojmë tokën dhe ushqimin, aq mirë sa njerëzit të vijnë e ta shijojnë. Unë mendoj se mes Italisë dhe Shqipërisë jam 50 me 50%. Pra një kokteil miks” thotë Altini që ka shtruar edhe një banket me produktet e Mrizit për të ftuarit në ceremoni.

“Ideja ime është krijimi i optimizimit që kjo tokë të mos braktiset. Sepse në fund të fundit, pa një ekonomi lokale nuk ka arsye të ketë jetë edhe agroturizmi im” tha Altin Prenga, i emocionuar prej medaljes së marrë nga qeveria italiane.

Ambasadori Italian Fabrizzio Bucci nuk kurseu lëvdatat për atë që e konsideroi si një histori suksesi në lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Sot celebrojmë një histori të bukur të Altin Prengës që filloi në Itali duke larë pjata dhe më pas kaloi në guzhinë. Në një pikë mendoi: Italia më dha shumë. Dua të coj një pjesë Italie në Shqipëri. Dhe kështu bëri. Filloi. Dhe më pas mendoi: nuk më duhet vetëm historia e Shefit. Dhe vazhdoi si një sipërmarrës i vogël. Dhe mbi të gjitha arriti të mbajë afër njerëzit e zonës që filluan të punojnë me të, te Mrizi i Zanave.

Pra ka krijuar një ekonomi që lëviz rreth kësaj ndërmarrjeje agroturizmi. Dhe organizoi gjithë zonën e vet dhe vuri në lëvizje ekonominë. Ai promovoi zhvillimin e një komuniteti të tërë. Altini solli një ide të madhe dhe ta zhvillojë. Si Altini ka shumë shqiptarë të tjerë. Këtë vit kemi 30 vjetorin e zbarkimit të Shqiptarëve në Itali dhe komuniteti shqiptar atje është i madh, janë rreth 700 mijë shqiptarë.

Vëllezerit dhe motrat tona shqiptarë kanë histori suksesi edhe në Itali. Shumë prej këtyre miqve shqiptarë që kanë jetuar në Itali kanë vendosur të kthehen në Shqipëri dhe të aplikojnë modele të suksesshme biznesi. Ky është model fitues. Altin ka gjithmonë ide të reja për të zhvilluar biznesin e vet. Duke mbajtur edhe lidhje të forta me Italinë.

Ky është një shembull klasik sesi emigracioni është mundësi zhvillimi” tha ambasadori Italian Fabrizio Bucci në rezidencën e tij pas dhënies së titullit. 

“Ka shumë ndërmarrje italiane në Shqipëri. Shqipëria dhe Italia kanë shkëmbim thuajse 20% të produktit të përgjithshëm në vend. Këtu në Shqipëri ka 3000 ndërmarrje italiane. Ambienti për investime është shumë I mirë. Edhe pse Italia është afër. Ka shumë ndërmarrje që sjellin produkte gjysëm të gatshme dhe I përfundojnë këtu.

Shqipëria është vend mik, vend vella, gjendesh si në shtepi. Dhe shumë italianë vijnë këtu. Ka shumë vende të bukura. Të gjithë flasin italisht dhe hahet shumë mirë. Italianët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar një pjesë të jetës” vazhdoi ambasadori.

Altin Prenga dhe vëllai i tij Anton Prenga prej vitesh kanë zhvilluar sipërmarrjen e tyre “Mrizi I Zanave”. Tashmë, përvec restorantit dhe Kullës që nga pikëpamja arkitekturore ka zënë vend edhe në median ndërkombëtare, gjithë prodhimet aty janë të zonës, djathi, sallami, mishi, vera, receli, perimet, rakia, lëngu I thanës apo trëndafili, e deri tek orizi, si inicativë më e fundit e prodhuar nga zona. Një pasion, që ka bërë të famshëm në gjithë trevat shqipfolëse dhe më gjerë, ndërkombëtarisht dy vëllezërit Prenga dhe “Mrizin e Zanave” të Shqipërisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img