Tirana
broken clouds
19 ° C
19 °
19 °
63 %
2.1kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Të punojmë së bashku”, Albin Kurti e uron i fundit Edi Ramën: Sipas KQZ fitoi, Shqipëria dhe Kosova s’munden pa njëra-tjetrën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndonëse me vonesë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka uruar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Kurti thotë se PS është fituese sipas rezultatit të KQZ, ndërsa shprehet se është koha për bashkëveprim mes shqiptarëve.

Kurti gjithashtu thotë se duhen hetuar parregullsitë, disa prej të cilave janë ngritur nga kandidatët e tij, si Bojken Abazi.

Mesazhi i Kurtit:

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img