Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Të pret fati i hajdutit’, Berisha SULMON Carlo Bolinon, i përgjigjet botuesi: Më urren se jam gazetar i lirë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një postim në rrjetet sociale, kundër botuesit të njohur Carlo Bolino.

Berisha ka shprëndarë një kronikë, ku disa banorë kanë protestuar kundër botuesit, pasi atij i ishte dhënë nga Bashkia një sipërfaqe toke, e cila ishte parashikuar që të bëhej një shkollë.

Ish-kryeministri i ka bërë thirrje Bolinos që të mbajë duart larg nga shkolla, e cila sipas tij nuk do ta gëzojë kurrë.

“Proteste e banoreve te Lagjes kunder grabitjes nga Karlo Malavita se bashku me Edvin Hajdutin te tokes se dhuruar nga pronaret per ndertimin e gjimnazit qe mungon per lagjen prej 50000 banoresh!

Me kete rast i them Karlo Malavites larg duart o grabites nga trualli i shkolles te femijeve, se fati i hajdutit te pret”,- shkruan Berisha.

Nga ana tjetër, nuk ka vonuar as përgjigja e botuesit të njohur Carlo Bolino.

Ai ka shkruar në median e tij, se po sulmohet nga Berisha pasi ka denoncuar shpesh skandalet e tij.

“Fakti që unë jam i huaj, për familjen Berisha vazhdon të jetë një faj. Kësaj i shtohet edhe urrejtja që ushqejnë ndaj meje vetëm për faktin që jam gazetar i lirë që në 27 vite nuk i është bindur kurrë urdhrave të tyre, apo për të gënjyer për asnjë forcë politike. Dhuna ndaj meje që jam italian dhe gazetar, do të duhej t’i përkiste vetëm të kaluarës komuniste të këtij vendi, kur të huajt dhe gazetarët e lirë ishin armiqtë kryesorë të Enver Hoxhës, që sulmoheshin pikërisht me kërcënime dhe me shpifje. Sali Berisha dhe shërbëtorët e tij vazhdojnë të ripropozojnë të njëjtën kulturë edhe sot, në 2021. Për fat të keq, nuk ka komunist më të keq se një antikomunist”,- tha Bolino.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img