Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Të plagosur me gurë e shkopinj nga tifozët, 6 policë të patrullës dhe “Shqiponjave” përfundojnë te Trauma

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë e trazirave që kanë shkaktuar tifozët holandezë të Feynoord. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se efektivët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë plagosur me gurë dhe shkopinj të hedhur nga tifozët. Rreth 200 prej mbështetësve të ekipit të Feynoord janë përpjekur fillimisht të shkojnë në “fan zon-ën” ku qëndronin tifozët italianë të Romës por janë penguar nga Policia.

Këtu kanë nisur përleshjet e dhunshme mes tifozëve dhe Policisë. Ata janë zhvendosur në urën në afërsi të Drejtorisë së Policisë, më pas në “Vasil Shanto” dhe në zonën e “21 Dhjetorit”. Rrugët kanë qenë të mbushura dhe me kalimtarë të rastit të cilët kanë vrapuar të tmerruar.

Policët e lënduar janë të patrullës dhe të Forcave “Shqiponja”. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë kërkuar që drejt Tiranës të nisen dhe forca të tjera nga Drejtoritë e rretheve, për shkak të numrit të lartë të tifozëve që kanë ardhur dhe pritet të vijnë.

Më shumë




spot_img








spot_img