Hapësire reklamuese

Politikë

TË PËRVËLUARA NË SHOQËRI/ Yuri Kim dhe Elisa Spiropali, dy shoqe të ngushta apo miqësi politike??? Fundjava e gjatë korçaro-pogradecare (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb

Kur në 30 qershor në mbrëmje, Elisa Spiropali ngjiste shkallët e restorant “Pireus” në Tiranë për të ngrenë darkë me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker, shumë eksponentë të PS pyesnin se pse nga Ambasada amerikane u zgjodh ministrja e shtetit për darkën zyrtare informale. Ishte vendosur nga kryetari i PS, Edi Rama, apo ishte një zgjedhje e Ambasadës amerikane në Tiranë?

Dilemat përfunduan këtë javë në Korçë, kur në organizimet e MIK Festival në këtë qytet, Yuri Kim u pa në shoqërinë e Elisa Spiropalit në të shumtën e kohës, raporton newsbomb.al.

Ministrja Spiropali shkoi në Korçë që ditën e shtunë dhe në drekë, sipas informacione ajo ishte e ftuara e ambasadores amerikane në fshatin turistik Boboshticë, ku veç ministres, nuk mungoi as ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili është prezent thuajse në çdo aktivitet në qytetin e Korçës ku ai më parë ka shërbyer si kryebashkiak.

Në axhendën e pasdites së MIK Festival, kishte një koncert për piano nga Ardita Bufaj në Hanin e Pazarit. Yuri Kim dhe Elisa Spiropali vijnë sërish nën shoqërinë e njëra-tjetrës, fiks 15 minuta pasi koncerti kishte filluar, ndërkohë që të gjithë të ftuarit e tjerë kishin zënë vendet, mes të cilëve, dhe ambasadorët e Francës e Gjermanisë.

Gjatë pasdites në kafenetë e Pazarit të Vjetër të Korçës, në rrjetet sociale, është Elisa Spiropali që poston vetë foto në rrjetet sociale, duke shkruar se ambasadorja Kim, ka zgjedhur të jetë pjesë e aktivitetit të MIK Festival. Në foto, sërish shoqërohet nga ministri i mbrojtjes Peleshi dhe bashkëshortja e tij, raporton newsbomb.al.

Ministri Peleshi me bashkeshorten, Ambasadorja Kim dhe Ministrja Spiropali - 24 korrik

Mëngjesi i të djelës, shënon një tjetër aktivitet këte radhë në Ishullin e Maligradit në Prespë, aty në platen e Kishës së Shën Mërisë, një objekt monument kulture i mbrojtur nga shteti që daton që në shekullin e 14-të. Aty ishte edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi, dhe ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi, për të dëgjuar muzikën acapella të grupit “Zanat” nga Kosova.

Por ambasadorja Kim, që zgjodhi të flasë që nga ai ishull për reformën në Drejtësi, u shfaq gjatë gjithë kohës ulur mbi një shkëmb, me ministren e shtetit Elisa Spiropali. Erdhën së bashku me barkë deri në ishull, dhe po ashtu ikën së bashku.

Spiropali dhe Kim ne Prespe

Dhe drekën e konsumuan bashkë, por në shoqërinë edhe të të ftuarve të tjerë, ambasadorë e personalitete që ishin prezent në këtë aktivitet. E pasi kaluan gjithë ditën bashkë, të gjithë menduan se axhenda zyrtare përfundoi.

Por jo. Kulmi ishte për të gjithë gazetarët kur në udhën e kthimit panë dy zonjat Kim dhe Spiropali, që pasi kanë qëndruar gjithë aktivitetin bashkë, po e pëfundonin këtë vizitë, sic raportuan gazetarët, në kafenenë e hotel Enkelana në qendër të Pogradecit. Dhe kafja duhet të ishte e fundit për fundjavën e tyre para se të mbërrinin në Tiranë.

Spiropali dhe Kim ne Prespe

Nuk ka dyshime pra: ambasadorja Yuri Kim, e ka shoqe të ngushtë Elisa Spiropalin, ndoshta prej saj merr shumë informacion për realitetin në Shqipëri. Në fakt, për Elisën, në sy të zhvillimeve politike në vend, kjo mund ti ngrejë pikë në zhvillimet në PS; ose mund të ngjallë më shumë xhelozi. /Newsbomb.al/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll