Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

“Të përmirësojmë Tokën, jo të shkojmë në planet tjetër”, aktori milioner i përgjigjet Princit William: Ke ide të gabuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Princi William ka dhënë një goditje të dukshme në garën e miliarderëve për të shkuar në hapësirë, në një intervistë të dhënë për mediat e huaja. William tha se mendjet më të mëdha të botës duhet të jenë më të përqendruara në shpëtimin e Tokës sesa të shikojnë përtej horizontit të planetit tonë.

“Ne kemi nevojë për trurin dhe mendjen më të madhe të botës në përpjekjen për “të riparuar” këtë planet, duke mos u përpjekur për të gjetur vend tjetër për të shkuar dhe jetuar,” tha ai.

William ka ndjekur një axhendë aktive mjedisore si pjesë e detyrave të tij mbretërore, ashtu siç kanë bërë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Komentet e mbretit erdhën vetëm një ditë pasi aktori i “Star Trek” William Shatner u bë personi më i vjetër që shkoi në hapësirë.

Mënjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar dhe Shatner. “Ai është një njeri i bukur, i butë, i arsimuar, por ai ka idenë e gabuar,” tha Shatner gjatë një interviste për mediat e huaja. “Ideja këtu nuk është të shkosh. Po, më shiko. Unë jam në hapësirë “, shtoi Shatner, duke pretenduar se udhëtime të tilla si ai i tij përfaqësojnë një hap të vogël drejt zhvendosjes së industrive ndotëse në hapësirë.

Aktori 90 vjeçar i “Star Trek” tha se një bazë gjeneruese e energjisë mund të ndërtohet 250 kilometra mbi Tokë dhe të përdoret për të furnizuar shtëpitë dhe bizneset poshtë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img