Hapësire reklamuese

Politikë

“Të përjashtuarit ideuan dhunën në 8 Janar”, Alibeaj: Të pezulluarit kanë një shans, të mbajnë qëndrim për protestën

Shkruar nga Newsbomb
“Të përjashtuarit ideuan dhunën në 8 Janar”,

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi mbrëmjen e sotme se deputetët e përjashtuar nga partia ideuan dhunën në 8 janar në selinë e PD-së. Për të pezulluarit ai tha në "ABC New"s se kanë edhe një shans të fundit, por duke mbajtur qëndrim për protesën e dhunshme në selinë blu.  

“Arsyeja pse janë marrë këto masa përjashtim dhe pezullim po e saktësoj nuk është për faktin se janë pro apo kundër zotit Berisha. Edhe në deklaratën për shtyp të PD pas mbledhjes së kryesisë ku u analizuan të gjitha yshtjet që ndodhën në 8 janar. Arsyeja ka qenë e thjeshtë, u analizua që një pjesë e këtyre deputetëve ideuan atë protestë paqësore që ndodhi në oborr. Të pezulluarit kanë detyrimin që të mbajnë një qëndrim juridik dhe politik mbi atë se çafrë ndodhi me 8 janar.Mbi bazën e qëndrimit, mund të shkarkohen të pezulluarit. Synimi ynë varfëria dhe ikja e shqiptarëve nga ky vend, për këtë është opozita. Ne do të bëjmë opozitë me regjimin e Edi Ramës”, u shpreh Alibeaj.

Sipas Alibeajt, PD është gati në çdo kohë për zgjedhjet në bashkitë pa kryetar. I pyetur për mundësinë e kandidatëve të pavarur nga ana e grupit të Berishës, ai tha se ka vetëm një PD.

“Kurdo të jenë. Që në 2019 ka një hall akoma më të madh, ne jemi gati, por është hall i qytetarëve që për shkak të atyre votimeve nuk kanë administrator. Në çdo rast dhe në çdo kohë ne jemi gati për tu përballur. Ka vetëm një parti Demokratike dhe do të ketë kandidatët e saj”, tha Alibeaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll