Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Të përfshirë zyrtarë e policë', SPAK jep detaje për drogën në Skrapar: Rekrutuan sirianë për të punuar në parcela

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë detaje të reja mbi hetimin për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Skrapar, ku ishin të përfshirë edhe punonjës policie.

Në njoftimin zyrtar thuhet se nga ana e oficereve të policisë gjyqësore pranë Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesat Tiranë, është paraqitur një material referues lidhur me faktin se një grup personash të cilët dyshohet se vepronin në kudër të grupit të strukturuar kriminal ne kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëve narkotike në disa zona te rrethit Skrapar.

Gjatë hetimit, janë evidentuar një numër i madh personash të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me punonjës policie dhe me zyrtarë të tjerë lokal. Sipas njoftimit, në mënyrë të organizuar ata kanë mbjellë sasi të mëdha bimësh narkotike në disa zona.

Mësohet se në parcela kanë punuar një numër i madh personash dhe shtetas të huaj kryesisht nga Lindja e Mesme.

SPAK lëshoi 23 urdhër arreste me 8 janar dhe ditën e djeshme GJKKO la në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni "Gjergova" në Skrapar. Konkretisht u dhanë 16 masa sigurie "Arrest në burg", 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”.

Njoftimi i plotë i SPAK:

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e materialit referues të ardhur nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat në Drejtorinë Rajonale Tiranë, ka regjistruar me date 26.06.2020 procedimin penal nr.178, për veprën penale  “Kultivimi i bimeve narkotike ” kryer ne formen e posacme ate te grupit te strukturuar kriminal,”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 , 28/4  e 333/a te  K.Penal.

Nga sa rezulton, nga ana e oficereve të policisë gjyqësore pranë Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesat Tiranë, është paraqitur një material referues lidhur me faktin se një grup personash të cilët dyshohet se vepronin në kudër të grupit të strukturuar kriminal ne kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëvë narkotike në disa zona te rrethit Skrapar.

Nga aktet e administruara rezulton se disa shtetas në mënyrë të organizuar të ndihmuar dhe nga punonjës policie kanë përgatitur dhe mbjellë sasi të mëdha të bimëvë narkotike në disa zona të Skraparit. Nga ana e policise gjyqesore janë evidentuar një numër i madh personash, të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me punonjës policie dhe me zyrtarë të tjerë lokal dhe në mënyrë të organizuar kanë mbjellë sasi të mëdha bimësh narkotike ne disa zona.

Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore është dokumentuar fakti se në parcelat me bimë narkotike punojnë një numër i madh personash dhe shtetas të huaj kryesisht nga Lindja e Mesme. Nga hetimet e kryera  rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Nga ana e policisë, me veprime e mosveprime në kundërshtim me ligjin, nuk ishin marrë masa për parandalimin e goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.

Nga hetimi rezulton se punonjësit e policisë të Komisariatit Policisë Skrapar janë të implikuar drejtëpërdrejtë  në raste kultivimi, raste për të cilat ata kryejnë veprime konkrete duke fshehur faktet kriminale që janë parcela me bimë narkotiketë llojit cannabis sativa, shmangien nga pergjegjësia penale për autoret e tyre dhe favorizimin e parcelave të tjera duke mos i asgjesuar ato.

Konkretisht, nga hetimet e kryera si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, ka rezultuar se janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët kanë vepruar në mënyrë te organizuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, nga policia gjyqësore në Drejtorinë Qëndrore të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, janë dokumentuar të dhënat për ekzistencën e një numri të madh të  parcelave të mbjella me lëndë narkotike ne disa zona në Skrapar.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se parcelat me bimë narkotike ishin të mbjella në zona të ndryshme të rrethit Skrapar dhe pas verifikimeve të kryera nëpërmjet monitorimit ajrorë të DDF-Italiane, janë përftuar koordinata (28 parcela me bimë narkotike), të përftuara nga monitorimi ajror i DDF-Italiane. Pas të dhënave të grumbulluara nga policia gjyqësore në kuadër të këtij procedimi penal, me shkresën Nr 2317 datë 13.08.2020, është kërkuar nga SHÇBA monitorimi ajror për zonat Njësia Administrative Potom, Gjerbëz dhe Terpan, pikërisht në funksion të Procedimit Nr 178/2020, ku ishin siguruar më parë të dhënat për kultivimin e lëndëve narkotike në këto zona.

Nga monitorimi ajror janë evidentuar fillimisht 8 koordinata(parcela me bimë narkotike ) dhe më pas janë përftuar 28 koordinata (parcela të mbjella me bimë narkotike,). Këto të dhëna janë referuar për veprim Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,me qëllim vazhdimin e hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.178 të vitit 2020 duke i paraqitur këto raste sekuestrimesh si rastësore, për të cilat materialet janë referuar rast pas rasti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese