Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të përfshirë në vrasje e grabitje, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 “bosët e krimit”

Shkruar nga Newsbomb
Të përfshirë në vrasje e grabitje, pas dëshmisë

SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 14 person, emrat e të cilëve dolën nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Bëhet me dije se kanë përfunduar të gjitha e procedurat ligjore për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të këtyre personave, raporton “Faxnews”.

Mësohet se emrat e “bosëve” të krimit që akuzohen për krime ndaj personat, vrasje dhe grabitje, janë dërguar në pikat kufitare të vendit.

Formulari i SPAK, i plotësuar nga struktura antikorrupsion, tashmë i është përcjellë zyrës së Interpolit për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit, ndaj tyre, të cilët klasifikohen si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Personat në kërkim

  1. Eljo (Ervis) Bitri,
  2. Festim Qoli,
  3. Alban Bengasi,
  4. Ervis Martinaj,
  5. Elvin Merlika
  6. Alket Xhixha
  7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
  8. Agron (Kamber) Mehja,
  9. Aleks Çela alias (Tom Qorri)
  10. Talo Çela,
  11. Agim Gjini,
  12. Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
  13. Florenc Çapia
  14. Abedin Mama (Dine Çami)

Kujtojmë që Nuredin Dumani së bashku me Henrik Hoxhajn janë të penduarit e drejtësisë dhe se kanë treguar me detaje e emra vrasjet që kanë bërë, porositë nga kush i kanë marrë dhe shumën që i është dhënë. Dëshmia e tij “fundosu” bosët e krimit.

“Plumbi i Artë”, kështu është titulluar mega operacioni më i fundit i SPAK që ka goditur 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Operacioni që erdhi pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili hapi edhe “gojën” para hetuesve.

U dhanë 32 urdhër arrest, ku 18 ranë në pranga.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll