Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Të përfshihet Ballkani Perëndimor dhe Turqia”, Mc.Allister i përgjigjet Ramës: Është larg standarteve të BE, shkakton tensione në Mesdhe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Turqia ka rol stabilizues për sigurinë e Bashkimit Evropian dhe duhet të përfshihet në BE njësoj si Ballkani Perëndimor, është përgjigjur Zëvendës/Presidenti i Parlamentit Evropian David McAllister.

Kryetari i  Komisionit të Punëve të Jashtme theksoi se Ankaraja duhet të shohë përgjegjësitë e veta sa i përket tensionit që ka shkaktuar në Mesdhe.

Gjithashtu, ai thotë se shteti turk është distancuar gjithnjë e më shumë nga standardet e Bashkimit Evropian.

“Por marrëdhëniet BE-Turqi kanë kaluar një fazë shumë të vështirë dhe fatkeqësisht ka ndodhur kjo gjë. Ne duhet të gjejmë drejtpeshimin ndërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejt. Turqia për shumë vite ka ndjekur një distancim gjithnjë në rritje nga standardet e BE. Por ka ndjekur një politikë të jashtme konfrontuese dhe armiqësore. Turqia duhet të kuptojë fajin e vet për këto tensione kaq të mëdha që kemi parë në Mesdhe. Pavarësisht kësaj ne kemi shtrirë dorën si BE. Topi tashmë është në anën e Presidentit Erdogan, por ne na duhet të kemi një vëzhgim real. Janë veprat ato që flasim dhe jo fjalët. Për momentin gjërat janë të ngrira. Do të jetë Erdogan që do ju përgjigjet pyetjeve dhe jo ne”, tha ai.

“Do doja të shtoja që politika ka të bëjë me semantikën, nuk tingëllon mirë kur disa vende që janë BE, diskutojnë të ardhmen e Evropës dhe nuk marrin parasysh një pjesë të tërë të Evropës që është Ballkani Perëndimor. Diskutimet produktive për të ardhmen e Evropës, jo të Bashkimit Evropian, do të nënkuptonin përfshirjen jo vetëm të Ballkanit Perëndimor, por edhe Turqisë, në një diskutim të hapur, që më pas BE do i marri parasysh dhe do i çojë gjërat në një nivel tjetër”, tha Rama më herët.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img