Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Të përbashkuar në Gjakovë", zbulohet slogani i mbledhjes së dy qeverive shqiptare (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Slogani i mbledhjes së dy qeverive shqiptare nesër në Gjakovë do të jetë "Të përbashkuar në Gjakovë". Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të takohen nesër, në vazhdim të takimeve të përbashkëta, një traditë e nisur vite më parë.

Në kulmin e tensionit që ka ngërthyer Kosovën për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në veri, e mërkura do të bëjë bashkë qeveritë e dy vendeve.

Gjakova është përzgjedhur si qyteti mikpritës në një prej datave që shënjojnë historinë e kësaj treve, pasi çdo 14 Qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Takimet zyrtare nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare dhe më pas Kryeministrit Rama. Pas himneve të dy vendeve tona, në orën 11:30 do të jetë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, ku pritet të nënshkruhet edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.

mbledhja kosove-shqiperi Slogani i mbledhjes se neserme ne Gjakove, Kosove-Shqiperi

Me interes është konferenca e përbashkët për shtyp mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama, ku padyshim vëmendja e mediave do jetë çështja e Asociacionit dhe dokumenti konficencial që Rama ia ka përcjellë Macron dhe Scholz, dy prej hartues të propozimit franko-gjerman.

Gjatë qëndrimit në Gjakovë, në orën 14:00 përfaqësues të dy qeverive do të zhvillojnë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve, e më pas do jenë pjesë e një dreke të shtruar nga Albin Kurti.Në orën 16:00, priten edhe takime me kryetarët e komunave të Zonave Kufitare të Gjakovës, Pejës, Deçanit, Prizrenit, Dragashit, Tropojës, Kukësit dhe Hasit.

Agjenda e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri – 14 Qershor

11:00 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

11:15 -Mbërritja e kryeministrit Edi Rama

11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë –Shqipëri

12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13:15 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Kurti e Rama

14:00 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës

16:00 – Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese