Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Të pavaksinuarit mbi 60 vjeç përballen me gjoba në Greqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Greqia e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç, pasi mesatarja e vaksinimit mbetet nën atë të Bashkimit Evropian.

Personat e kësaj grup-moshe, që nuk vaksinohen, do të përballen me ndëshkime, duke nisur nga 50 euro në janar dhe me nga 100 euro në muajt pasues.

Rreth dy të tretat e popullsisë greke prej 10.7 milionë personash janë të vaksinuar plotësisht, përderisa mesatarja e Bashkimit Evropian është mbi 70 për qind.

Shkalla e vdekjeve dhe hospitalizimit është rritur pas përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, ka thënë se gjobat do të mblidhen nga zyra e taksave dhe paratë do të shfrytëzohen për të financuar spitalet shtetërore.

“Faktori i moshës është i rëndësishëm për shkak të ndikimit në sistemin publik shëndetësor”, ka thënë Plevris.

Vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët e kujdesit shëndetësor ka nisur të zbatohet vitin e kaluar, shkruan radio europa e lirë.

Pas 1 shkurtit, certifikata e vaksinës për të rriturit do të skadojë pas shtatë muajve, nëse nuk merret doza përforcuese e vaksinës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img