Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Sht
27 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Të PASURIT nxituan të udhëtojnë drejt Abu Dhabit, vaksina anti-Covid është SHITUR atje që në nëntor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

93c11193671cd813315967bc922502a9

Turizmi i vaksinave duket se është tendenca më e re e kohëve të fundit.

Mediat italiane raportojnë se në fillim të muajit nëntor, të pasurit kanë shkuar në Dubai dhe Abu Dhabi për të bërë pushime, por jo vetëm.

Siç shkruan Il Messaggero, në fakt, një vaksinë kundër Covid, prodhuar nga kompania kineze Sinopharm, tashmë është në dispozicion në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga nëntori.

Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, zyrtarët qeveritarë, personeli ushtarak dhe personalitete të rëndësishme nga bota financiare dhe sportive tashmë janë vaksinuar pas vizitës në këtë vend.

Mesa duket zyrtarët e lartë të vendeve ku akoma nuk ka shkuar vaksina nxituan që të udhëtonin drejt Abu Dhabit për të marrë vaksinën kundër koronavirusit. Produkti nuk ka vlefshmëri shkencore dhe shëndetësore në Evropë, megjithatë frika se duhet të presësh për shumë muaj përpara se të marrësh vaksinën ka bërë që shumë të nxitojnë për ta marrë atë jashtë shtetit.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama udhëtoi me 26 nëntor të 2020 drejt Abu Dhabit, por siç u tha u firmosën dy marrëveshje të rëndësishme.

Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img