Shefi i repartit të toksikologjisë në QSUT, është shprehur mbrëmjen e sotme se kanabisi në mjekësi ka përdorim të kufizuar. Mjeku Andrin Tahiri tregoi se në vendin tonë kanabisi përdoret nga disa individë me nismë individuale.
I ftuar në emisionin “Opinion”, shefi i toksikologjisë tha se në Gjermani në 2011 kanabisi është përdorur tek pacientët me sklerozë multiple, kurse në vendin tonë të sëmurët e përdorin pasi bëjnë kërkime në internet.
“Për kemioterapinë përdoret si terapi shtesë për të vjellat. Përdoret si alternativë kundër dhimbjeve, tek të rriturit që kanë dhimbje kronike dhe referimet janë që ka rezultate të kënaqshme. Përdoret në disa lloje kanceresh.
Përdoret tek pacientet më HIV AIDS për stimulimin e oreksit. Në Gjermani në 2011 është përdorur tek pacientët me sklerozë multiple. Për Shqipërinë janë raste sporadike, të familjarëve që gugllojnë dhe e përdorin”, tha mjeku.