Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Të ngujuar prej ditësh, largohen 20 civilë nga fabrika e rrethuar e çelikut në Mariupol

spot_img

Lajme të ngjashëm

Luftëtarët ukrainas të rrethuar nga forcat ruse brenda fabrikës së çelikut në Mariupol në Azovstal kanë konfirmuar se një grup civilësh kanë mundur të largohen nga vendi.

Zëvendëskomandanti i batalionit Azov të Ukrainës, Sviatoslav Palamar, bëri me dije se grupi prej 20 anëtarësh, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin transferuar në një “vend të përshtatshëm”.

Më herët, media shtetërore ruse tha se 25 persona ishin evakuuar. Qindra të tjerë mendohet se janë strehuar në fabrikën e çelikut,  vendi i fundit i kontrolluar nga ushtarët ukrainas në Mariupol. 

Moska ka kërkuar që ata të dorëzohen, ndërkohë ushtria e Ukrainës thotë se sulmet ajrore ruse kanë vazhduar për ditë me radhë.

Më shumë


spot_img








spot_img