Hapësire reklamuese

Politikë

'Të nderuar demokratë, kryetari do qendrojë gjithë natën...', zbardhet mesazhi brenda PD-së: Basha do e gdhijë te Teatri Kombëtar

Shkruar nga Newsbomb
Foto arkive

Zbardhet mesazhi brenda strukturave të Partisë Demokratike.

Degës numër 4 së PD-së në Tiranë, i është dërguar një mesazh i cili po qarkullon në media, ku i thuhet se Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtar, dhe se duhet të mobilizohen.

Mesazhi

Të nderuar demokratë dhe qytetarë të degës 4 Tiranë!

Kryetari Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtare.

Degën tonë e ka përzgjedhur që ta shoqërojë.

Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4.

Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtare 

"Pershendetje, Kryetari Basha ka vendosur qe sot nga ora 22 deri ne mengjes, te qendroje ne shoqerine e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit ne mbeshtetje te kauzes se tyre. Kush ka mundesi te na bashkohet sot tek Teatri Kombetar".

Artistët e Teatrit Kombëtar zhvilluan sot një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Tema e diskutimit padyshim ka qenë ajo e prishjes së TK nga ana e qeverisë, për të ndërtuar aty një teatër të ri.

Lexo edhe: TK gjen mbështetje në selinë blu, Basha: Do i mbështesim artistët! Teatri është vija e kuqe, akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar deri në Surrel

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll