Një çift të moshuarish kanë thyer rekorin botëror Gines pasi kanë hyrë në vitin e 80 të martesës.
Bashkëshortët Masao dhe Mijako Matsumoto jetojnë në Japoni. Njëri është 108 dhe tjetra 100 vjeç.
Martesën e lidhën në vitin 1937, por bashkëshorti Masao u bë pjesë e ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore dhe u dërgua jashtë vendit. Pas kapitullimit të Japonisë, çifti u ribashkua pa ceremoni martesore dhe rriti 5 vajza që sot janë mes moshave 66 deri 77 vjeç. Kanë 13 nipër, ndërsa stërnipi i 25-të lindi muajin e kaluar.
Në 80-vjetorin e martesës që i bëri ata rekordmbajtës të Ginesit, ata bënë në mënyrë simbolike një ceremoni festive martesore, të cilën deri më sot nuk e kishin bërë.