Kryeministri Edi Rama publikon një video nga procesi i vaksinimit masiv në sheshin “Skënderbej”. Të moshuarit që kanë presin në radhë për të marrë dozën e dytë të vaksinës falenderojnë qeverinë.
Ata thonë se ndihen të kënaqur që më në fund do të jenë të mbrojtur dhe do të takohen më shpesh me fëmijët dhe të afërmit e tyre. “Nderi është i gjithi i yni. Rrofshi sa malet”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.
“Po bëjmë vaksinën e dytë, të parën e mbaruam, dolëm mirë.”
“Rrofshin që po na bëjnë këto vaksinat, të mbrohemi nga Covidi.”
“Jemi shumë krenar, jemi shumë të kënaqur.”
“Me sinqeritet jemi shumë në rregull, shumë të kënaqur.”
“Falenderojmë kryeministrin që e ka rregulluar bukur.”
“E falenderojmë shumë qeverinë që po interesohet për ne.”
“Shumë i mirë organizimi.”
“Faleminderit që na dhanë këtë mundësi.”
“Mirë ka vajtur, mirë janë bërë edhe shërbimet, të gjitha, jemi shumë të kënaqur.”
“Jam e kënaqur se e bëra dhe këtë dozë e jam e mbrojtur dhe do të takohem më shpesh me fëmijët dhe të afërmit.”